Kosova
Policia e Kosovës, me plan operativ për natën e ndërrimit të moteve
Policia e Kosovës ka njoftuar se sikurse viteve paraprake, edhe këtë vit ka prioritet që përveç angazhimeve në detyra të zakonshme me synim të krijimit të një klime të sigurt dhe të qetë, të shtojë aktivitetet e saj operative në terren, me qëllim që nga aspekti i rendit dhe sigurisë publike festat e fundvitit të përmbyllen pa incidente dhe të ketë fillim sa më të mbarë të vitit të ri 2024.
“Për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë kësaj periudhe PK ka përgatitur urdhrin operativ “Fund Viti – 2023 dhe fillimi i 2024”, ku përmes këtij planifikimi është paraparë angazhim shtesë i Policisë së Kosovës, shtim i prezencës policore në rrugë dhe ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim të qytetarëve, ku kësisoj do të jetë i mundur parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërmarrja e masave preventive policore për të siguruar që festat e fundvitit të kalojnë pa ndonjë incident, do të përfshijë edhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i dukurive negative që shkaktojnë jostabilitet në vend në çfarëdo mase sa rrezikon rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, ku ngritja e prezencës policore do të bëhet në gjithë Republikën e Kosovës, përfshirë edhe zonat sensitive posaçërisht në ato lokacione me popullatë të përzier.
Policia e Kosovës në kuadër të këtij plani po ashtu ka paraparë edhe shtim të vigjilencës dhe prezencës policore në rrugë, kontrolle të rrjedhës në trafik rrugor me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe incidenteve të mundshme në trafik, duke apeluar kështu tek të gjithë qytetarët e vendit që të respektojnë dispozitat ligjore, shenjat e trafikut dhe t’u përmbahen kushteve të rrugës e të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit, njofton Policia, transmeton albinfo.ch.
Policia e Kosovës apelon me theks të veçantë tek çdo prind që të jenë më të kujdesshëm dhe vigjilentë në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike, sidomos nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse/fishekzjarrët, ku si pasojë e mospërdorimit adekuat të tyre në të kaluarën janë evidentuar incidente me pasoja të rënda, në të kundërtën Policia e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme ligjore kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete të tjera të kundërligjshme që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












