Shqipëria
Policia e Gramshit shpëtoi turisten peruane që ishte bllokuar mes shkëmbinjve
Teksa po ecte në këmbë midis shkëmbinjve, mbeti e bllokuar për shkak të terrenit të thepisur.
Një turiste nga Peruja po eksploronte të shtunën zonën në vendin e quajtur “Ujëvara e Sotirës” në Gramsh dhe teksa po ecte në këmbë midis shkëmbinjve, mbeti e bllokuar për shkak të terrenit të thepisur.
Policia njoftoi se pas kërkimeve, ka mundur të identifikojë vendodhjen e shtetases peruane dhe pas evakuimit, ajo ka marrë ndihmën mjekësore, raporton Albinfo.ch.
Në njoftimin e policisë thuhet se si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe punës së mirorganizuar, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistes nga terreni i vështirë, ku ishte bllokuar, të cilës, më pas, i është ofruar shërbimi mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












