Kosova
Policët e Kosovës shpërblehen për festat e fundvitit
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, bazuar në legjislacionin në fuqi, ka marrë vendim që të ndahen mjete financiare shtesë për fundvit për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Mjetet të cilat do t’i bartë MPB-ja për Policinë e Kosovës në bazë të këtij vendimi, janë siguruar pas negociatave që ka bërë ministri Sefaj me kompaninë austriake, përcjell albinfo.ch.
Si rrjedhojë e negociatave, nga pesë milionë e gjashtëqind mijë euro, sa është dashur t’i paguhen kompanisë, pas vendimit të arbitrazhit, do të paguhen vetëm katër milionë e nëntëqind e pesëdhjetë mijë euro.
Pjesa që kanë mbetur do t’u jepen si mbështetje për Policinë e Kosovës.
Shuma që ka ndarë MPB-ja për Policinë e Kosovës së bashku me paratë e buxhetit të Policisë së Kosovës, në total do të jetë 1 milion e 160 mijë e 425 euro.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











