Lajme
Pluhuri nga shkretëtira e Saharës rëndon cilësinë e ajrit në Kosovë
Masat e nxehta ajrore nga Afrika po rëndojnë cilësinë e ajrit në Kosovë.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMKK) ka bërë të ditur se cilësia e ajrit në vendin tonë është rënduar si pasojë e masave të nxehta ajrore nga Afrika Veriore.
Gjatë dy ditëve të fundit është vërejtur situatë e rënduar e cilësisë së ajrit në mënyrë të veçantë për grimcat e pluhurit PM2.5 dhe PM10, në disa stacione matëse të menaxhuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ndërsa gjendje e rënduar është regjistruar në stacionet në Prishtinë IHMK dhe Rilindja.
AMMK sqaron se pluhuri i ardhur nga Afrika, ku shtrihet edhe shkretëtira e Saharës, ka ndikuar në rritjen e vlerave të grimcave të pluhurit.
Ndryshe, bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara është një fenomen që përfshin shpesh Evropën dhe manifestohet me praninë e grimcave të pluhurit në ajër.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












