Lajme
Platforma Eva përfundon fazën e parë të investimit
Një sukses shqiptar në Montréal
Bëhet e ditur se kompania Eva në Montréal ka bërë publike përmes një komunikate të investitorit kryesor, Ilir Skëndaj (drejtues i grupit EI Investment), mbylljen e suksesshme të fazës së parë të investimit prej 1,2 milion dollarësh, transmeton albinfo.ch.
Eva (goeva.com), platforma e parë që mundëson dërgesa të menjëhershme dhe lëvizje të individëve me ride-share, ndërtuar në blockchain, është mbështetur financiarisht si projekt nga EI Investment, me pjesëmarrjen e Qeverisë e Kanadasë dhe Progitech.
Kapitali ekzistues tashmë do të përdoret për vazhduar dhe nxitur përhapjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të platformës, si dhe për të afruar eskpertë sa më të aftë në skuadrën dhe ekipin drejtues të kompanisë. Sipas investitorit kryesor, Skëndaj, një objektiv i veçantë për të ardhmen do të jetë vazhdimi i rritjes dhe zgjerimi i stafit në Kosovë, ku Eva ka krijuar tashmë një qendër me të rinj të talentuar, për zhvillimin e software dhe platformës.
Që prej tetorit 2020, kur u bë realitet mundësia për dërgesa të menjëhershme në platformën e saj, kompania ka pasur një rritje prej më shumë se 700% dhe një total prej mbi 165,000 dërgesash. Kjo arritje e rendit Evën si platforma e dytë më e madhe e këtij lloji në Québec, duke tejkaluar dhe emra të njohur në këtë fushë. Në rrjetin e saj, platforma ka më shumë se 3,000 drejtues automjetesh dhe 1,500 biznese të ndryshme që përdorin shërbimin e dërgesave ekspres. Gjithashtu, më shumë se 60,000 përdorues shfrytëzojnë shërbimin e ride-share për lëvizje.
“Vendosëm të fokusohemi te dërgesat e menjëhershme, pasi tregu dhe konsumatorët ndërveprojnë gjithnjë e më shumë online”, pohoi në një komunikim me Flasshqip.ca një nga themeluesit e kompanisë, Dardan Isufi, sipas të cilit ky tip oferte dha një zgjidhje për konsumatorët dhe bizneset gjatë periudhes së COVID-19 dhe e nxiti stafin drejtues të jetë më inovator, për të ndihmuar kësisoj më shumë komunitetin.
Nga ana e tij, Ilir Skëndaj u shpreh që “rritja fenomenale e Eva-s gjatë vitit të kaluar si dhe gjatë këtij viti, tregoi se tregu ka akoma nevojë për zgjidhje të tilla, si dhe ka hapesirë për zgjerim të mëtejshëm rajonal dhe global. Ne jemi mjaft të kënaqur dhe krenarë që do të ndihmojmë në fazën tjetër të zhvillimit dhe zgjerimit të kompanisë në Kanada dhe jashtë saj”.
Kujtojmë që Kompania Eva u themelua në Montréal, në vitin 2019, prej dy sipërmarrësve të rinj, Dardan Isufi, me origjinë nga Kosova dhe Raphaël Gaudreault. Eva është konceptuar në blockchain, çka e bën atë të vetmen platformë në treg që përdor arkitekturen dhe modelin e biznesit të decentralizuar.
Platforma mundëson dërgesa të menjëhershme dhe thjeshton integrimin e aplikacioneve të tregut online me konsumatorët, duke u dhënë kësisoj mundësinë këtyre të fundit të kenë një eksperiencë të suksesshme deri në fund të blerjeve online.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












