Shqipëria
Pilotët e Shqipërisë realizojnë fluturim me helikopterët e ri “Black Hawk”
Helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+, fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi ka ndarë pamje nga fluturimi i pilotëve shqiptarë me helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+.
Personeli i pilotëve të FA, teknikëve të bordit dhe atyre të mirëmbajtjes u certifikuan për kryerjen e detyrave në përfundim të fazës së parë të trajnimit nga instruktorët amerikanë të skuadrës SATMO.
8 pilotë dhe 8 specialistë mirëmbajtje janë kualifikuar në profilet teknik linje, motori, strukture, avionik etj.
Ekipi amerikan SATMO, sipas kontratës do të kryejë avancimin e aftësive të pilotëve në modulet transport trupash, fast-rope, bumbi bucket, vinç, IFR, dhe natën me NVG.
N/Kolonel Ervin Buzi, ka kryer avancimin operacional për të kryer transport trupash përfshirë këtu menaxhimin e emergjencave si dhe fluturimin me instrumenta në kushte të vështira meteorologjike.
Ndërsa Major Klajdi Tushe ka kaluar fazën e menaxhimit të emergjencave, fluturimit vizual dhe më pas do vazhdojë atë instrumental.
Dy helikopterët e parë UH-60 Black Hawk erdhën në Shqipëri në janar të këtij viti, si porosi e parë e vendit tonë, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA.
Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













