Lajme
Albana Ejupi ekspozon në një prej galerive më me emër në Vjenë
Shqiptarja Albana Ejupi, e cila jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, është piktorja më me sukses në ekspozitat e saj. Pikturat e saj shquhen për mënyrën e paraqitjes dhe pasqyrimit të figurave të ndyshme, shkruan albinfo.ch.
Punimet e saj janë ekspozuar në Maqedoni, Turqi e Poloni. Tash e një vit, ajo është pjesë e Akademisë së Arteve në Vjenë dhe përfaqësohet prej një galerie me renome në kryeqytetin austriak.
Piktorja Ejupi tregoi se si është të jesh një artiste e re në qytetin e Vjenës, me gjithë potencialin që ka si kryeqendër e artit.
Po ashtu, piktorja perveç që prezanton pikturat e saj në një prej galerive më me emër në Vjenë, galerinë “Lukas Feichtner”, ajo me shumë krenari në pikturat e saj përdor zallin e Kosovës, ku dhe cilësohet unike me përdorimin e materialeve të ndryshme në pikturë.
Me anë të kësaj vazhdon të bëjë shpalosjen e prejardhjes së saj me kultivimin dhe prezantimin e vendit përmes krijimit artistik. Në mesin e shumë ekspozimeve ndërkombëtare, mundësinë e punës nga afër do ta kemi rastin ta shohim në ekspozitën e dytë personale në Vjenë, më 20 tetor 2020, në Galerinë “Lukas Feichtner”. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League Liga e Evropës do të ketë fitues shqiptar....
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024”
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
Jeta në Austri
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak? Vera po vjen, shkollat po mbyllen dhe shumë prindër do të pyesin veten se si do...
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen