Lajme
Pfizer po teston një pilulë që mund të bëhet “kurimi i parë në shtëpi për COVID-19”
Një pilulë orale eksperimentale e Pfizer’s Inc që do të ishte e para e krijuar posaçërisht për të ndaluar coronavirusin e ri mund të jetë në dispozicion deri në fund të këtij viti.
Kështu së paku shkruan mediumi britanik The Telegraph, sipas të cilit pilula antivirale parandalon përhapjen e virusit brenda trupit, duke bllokuar një enzimë që coronavirusit i duhet të kopjojë veten.
Ky medium shkruan se ky eksperiment i jashtëzakonshëm po zhvillohet në dy ndërtesa anonime të Pfizer, një në SHBA dhe një në Belgjikë.
Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, i njohur si PF-07321332, ilaçi do t’u përshkruhet pacientëve që në shenjën e parë të infeksionit me COVID-19.
Sipas The Telegraph, testimi në vazhdim është i ndarë në tri faza, duke zgjatur për një total prej 145 ditësh, që do të thotë se do të përfundojë në mes të korrikut.
Faza e parë po përfundon në maj dhe, nëse provat më të mëdha shkojnë mirë, ilaçi mund të shpërndahet deri në vjeshtën e vitit 2021.
Zhvillimi i barnave për sëmundjet e frymëmarrjes është i vështirë, pjesërisht sepse dozat duhet të jenë mjaft të larta që ilaçi të arrijë thellë në mushkëri, por jo aq të larta sa të jenë toksike.
Mediat raportojnë se një total prej 60 pjesëmarrësish janë regjistruar midis moshave 18 dhe 60 – me disa pjesëmarrësve që do t’u jepet një nga katër doza të ilaçit dhe të tjerëve placebo – por edhe studiuesit nuk do të dinë se çfarë pilule kanë përdorur vullnetarët.
Nëse rezultatet tregojnë se ilaçet janë të sigurta dhe efektive, kompania do të kalojë në Fazën II dhe do të rekrutojë një grup më të madh pjesëmarrësish, madje mund të jetë në dispozicion më vonë këtë vit.
“Nëse ata kanë lëvizur në këtë fazë, kjo do të jetë diçka shumë optimiste”, ka thënë Dr Penny Ward, një profesor vizitor në mjekësinë farmaceutike në King’s College në Londër, për The Telegraph.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












