Lajme
Pfizer e Moderna, nën “akuza” për përfitim nga pandemia Covid-19
Dokumentet tregojnë se Gjermania kërkoi 39 miliardë doza vaksinash nga Biontech/Pfizer për rreth 15,50 euro secila në dhjetor të 2020-ës. Nëntë muaj më vonë, çmimi u rrit në 23,20 euro secila.
Në mesin e pandemisë COVID-19, pikërisht atëherë kur vendit i nevojiteshin me urgjencë, gjigantët farmaceutikë Pfizer/Biotech dhe Moderna vendosën çmime shumë të larta të vaksinave në Gjermani.
Kështu tregojnë dokumentet e siguruara nga mediat gjermane. Berlini shpenzoi 13.1 miliardë euro për vaksinat, sipas transmetuesve publikë NDR dhe WDR dhe të përditshmes SZ, të cilat citojnë një përmbledhje të porosive konfidenciale me të gjithë hollësitë se sa vaksina u porositën qeveria gjermane, nga cili prodhues dhe me çfarë çmimi, përcjell Albinfo.ch.
Dokumentet tregojnë se Gjermania kërkoi 39 miliardë doza vaksinash nga Biontech/Pfizer për rreth 15,50 euro secila në dhjetor të 2020-ës. Nëntë muaj më vonë, çmimi u rrit në 23,20 euro secila. Në të njëjtën kohë, edhe çmimi për vaksinat e Modernas u rrit po ashtu me më shumë se 50% brenda tre muajsh.
Sipas kryetarit të Shoqatës Gjermane të Mjekëve, Wolf-Dieter Ludwig, kjo dëshmon qartë se kompanitë u përpoqën të nxirrnin përfitime nga situata kur vendet kishin dëshpërimisht nevojë për vaksina, dhe të vendosnin çmime më të larta për to.
“Për mua, ky ishte një fitim i dyfishtë, sepse duke parë të ardhurat nga shitjet, ato ishin mjaftueshëm të bollshme sa për të qëndruar me çmimin fillestar”, tha ai.
Pfizer iu përgjigj raporteve të medias, përmes një zëdhënësi të kompanisë, i cili tha se NDR se nuk duhet të mbështeteni në informacione që nuk mund të verifikohen.
Megjithatë, shuma që Gjermania shpenzoi për vaksinat që u raportua nga tri media u konfirmua edhe nga Ministria gjermane e Shëndetësisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas










