Lajme
Pesë shtete kërkojnë që Rusia të pezullohet nga Interpoli
Bëhet e ditur se disa vende perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, i kanë bërë thirrje Interpolit që të pezullojë Rusinë nga organizata ndërkombëtare e zbatimit të ligjit, sipas Sekretares të Brendshme britanike, Priti Patel.
Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re kanë kërkuar “pezullimin e menjëhershëm të aksesit të Rusisë në sistemet e saj”, shkroi Patel të dielën në Twitter.
Grupi i kërkoi Komitetit ekzekutiv të Interpolit të merrte një vendim këtë javë.
“Veprimet e Rusisë janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e individëve dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar të zbatimit të ligjit”, shtoi Patel.
Ndërsa Patel nuk specifikoi arsyen e kërkesës, aleatët perëndimorë kanë kërkuar të izolojnë diplomatikisht dhe ekonomikisht Moskën për pushtimin e saj të fqinjit të Evropës Lindore, Ukrainës.
Të dielën, kryediplomati amerikan, Antony Blinken, tha se Washingtoni kishte parë “raporte shumë të besueshme” se Rusia kishte kryer krime lufte, veçanërisht në trajtimin e civilëve.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë