Mirlinda Lajqi
Lajme
Pesë shqiptarë në mesin e influencueseve më të mirë të Zvicrës
Në Zvicër është organizuar edicioni i katërt i ndarjes së çmimeve.
Në mesin e nëntë më të mirëve janë edhe pesë shqiptarë.
Mimoza Lekaj ka fituar çmimin për kategorinë “Beauty Creator”, motra e saj Ardiana Lekaj për “lifestyle”, Taulant Gashjani i njohur si T-Ronimo ka fituar në kategorinë “entertaiment”, Mirlinda Lajqi në “fashion” dhe në kategorinë e muzikës ka fituar reperi EAZ, Arbër Rama, përcjell albinfo.ch.
Gjithsej 54 personalitete të internetit konkurruan kundër njëri-tjetrit në edicionin e katërt të Smile Swiss Influencer Awards në “The Hall” në Dübendorf
Biznesi i influencuesve në Zvicër duket se po lulëzon. Këtë vit numri i të nominuarve u dyfishua, nga tre persona për kategori në gjashtë. Juria, e përbërë nga ekspertë të industrisë dhe organizatori Fabian Plüss, u mahnit.
Plüss thotë: “Si gjithmonë, vendimi ishte i vështirë, kishte kaq shumë krijues të mëdhenj atje. Ata të gjithë kontribuojnë në zhvillimin e vazhdueshëm të skenës së krijuesve në Zvicër.” Ai vlerëson punën e palodhur dhe inventivitetin e të gjithë pjesëmarrësve, shkruan 20minuten.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë


















