Koronavirusi: çast pas çasti
Pesë gabimet që i bëni kur e vendosni maskën
Maska është kthyer në një element të rëndësishëm në përditshmërinë tonë. Por, ka raste kur ajo nuk vendoset si duhet në fytyrë.
Cilat janë gabimet më të shpeshta?
Gabimi 1. Maska jua mbulon vetëm gojën.
Nëse e keni vendosur kështu gjatë kësaj kohe, keni bërë gabim. Maska duhet të mbulojë dhe pjesën e hundës, pasi në të kundërtën, nuk mbroni veten.
Gabimi 2. Maska juaj është në kontakt me pjesë të tjera të trupit apo gjëra tuaja personale.
Nëse veproni kështu, funksioni i saj nuk po kryhet siç duhet.
Gabimi 3. Maska nuk qëndron mirë në fytyrën tuaj.
Ideja e maskës është të krijojë një barrierë që nuk lejon ajrin të futet brenda. Në të njëjtën kohë duhet të jetë e rehatshme dhe të mos ju besdisë gjatë kohës që e keni vendosur.
Gabimi 4. Maska mbulon vetëm majën e hundës tuaj.
Nëse mbuloni vetëm majën e hundës, po lejoni që ajri jashtë të futet në trupin tuaj.
Gabimi 5. Nuk e lani siç duhet pasi e hiqni.
Kur e hiqni, duhet ta lini të ziejë për 10 minuta në mënyrë që të jeni të sigurt për ngordhjen e çdo bakteri.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje














