Pas viteve të evolucionit të pasigurt në tregun e pensioneve, zhvillimet e fundit po tregojnë një tendencë pozitive, përcjell albinfo.ch.
Sipas një studimi të publikuar të martën nga firma konsulente WTW, parashikimi për pensionet e pleqërisë është më i mirë se më parë.
Arsyeja është se me rritjen e fundit të normave të referencës, yield-et e investimeve të ndryshme, shumë të rëndësishme për fondet e pensioneve, janë rritur ndjeshëm.
Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që i afrohen moshës së pensionit.