Maqedonia
Përshëndet shokët e mësuesen dhe emigron në Gjermani
Tre vitet e fundit në ciklin fillor numri i nxënësve është ulur për 138 nxënës, ndërsa në atë të mesëm për 559 nxënës
Kjo orë mësimi në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë ishte e fundit për nxënësin e klasës së parë Milot Emini.
Ai shfrytëzoi këtë orë për të mësuar edhe shkronjat e mbetura të alfabetit të gjuhës shqipe për shkak se të nesërmen po nisej drejt Gjermanisë për të filluar një jetë të re bashkë me familjen e tij, raporton “Alsat”.
I mërzitur që po ndahej nga shkolla, mësuesja dhe shokët e klasës, Miloti tha se ata gjithmonë do të mbeten në kujtimet e tij më të bukura, përcjell albinfo.ch.
Në Kumanovë dhe jo vetëm dita ditës ulet në mënyrë të ndjeshme numri i nxënësve në shkolla. Familje të shumta për shkak të mungesës së perspektivës dhe gjendjes së rëndë ekonomike mbledhin valixhet dhe nisen në ndonjë vend evropian. Vetëm në shkollën “Bajrami Shabani” për pesë vite 81 nxënës më pak janë ulur në bankat shkollore.
Gjendja e njehtë edhe në Gostivar. Tre vitet e fundit në ciklin fillor numri i nxënësve është ulur për 138 nxënës, ndërsa në atë të mesëm për 559 nxënës.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë















