Kosova
Përjashtohen profesorët e Universitetit të Prishtinës
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema ka marrë vendim për largim të përkohshëm të dy profesorëve Mehmet Behluli dhe Alban Nimani, pas incidentit fizik të ndodhur të enjten.
Dje dy profesorët akuzonin njëri-tjetrin për sulm fizik brenda objektit të Fakultetit të Arteve në UP, ndërsa Nimani kishte ofruar dorëheqjen e parevokueshme, menjëherë pas incidentit, përcjell albinfo.ch.
“Prof. Asoc. Mehmet Behlulit iu shqiptua masa e largim i përkohshëm nga puna deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga organi kompetent i punëdhënësit. Ndërkaq, Prof. Asoc. Alban Nimanit, iu shqiptua po ashtu e njëjta masë, por ky i fundit ditën që ndodhi incidenti ka ofruar dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tij. Vendimi është marrë duke u bazuar në nenin 28 të Statutit të Universitetit të Prishtinës, nenin 73, paragrafin 1.3, nenin 74 dhe 75 të Ligjit të Punës në fuqi, si dhe për shkak të uljes së prestigjit të Universitetin të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Së shpejti do të publikohet fjalori më i madh i gjuhës shqipe
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Kroaci: Përurohet shtatorja e “Nënë Terezës” në Osijek
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për jetesën në një apartament të përbashkët në Austri Të jetosh në një banesë të përbashkët – ose një Wohngemeinschaft (WG) – është e zakonshme...
-
Tregu i parë i Krishtlindjeve në Vjenë i vitit 2024, do të hapet më 7 nëntor
-
Austri: Turizmi goditet nga përmbytjet, por vera shënon rekord të ri
-
Mbrëmje e madhe e boksit në Austri
-
Kërcënimet me bombë, hetime të pavarura në Austri dhe Zvicër