Lajme
Përgatitet krijimi i euros digjitale
Euroja digjitale do të jetë e disponueshme për konsumatorët në zonën e euros për të bërë pagesa online dhe offline, për shembull, përmes telefonave inteligjentë ose orëve inteligjente.
Ai ndryshon nga pagesat me kartë debiti dhe krediti.
Në projektligjin e ekzekutivit të Bashkimit Evropian, komisioni thekson se digjitalizimi karakterizon gjithnjë e më shumë jetën në Evropë.
Evropianët po përdorin gjithnjë e më shumë monedha digjitale private për transaksionet e tyre.
Por, monedha e bankës qendrore në formën e kartëmonedhave dhe monedhave nuk mund të përdoret për pagesat online dhe për këtë arsye është e nevojshme të futet një formë e re e monedhës zyrtare, që mund të përdoret për këto pagesa dhe është gjithashtu pa rrezik.
Për disa kohë, Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka hetuar futjen e eurod digjitale si reagim ndaj rritjes së kriptomonedhave, si Bitcoin dhe Ether, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Në mesin e korrikut të vitit të kaluar, BQE-ja vendosi t’i çojë përgatitjet e saj në një nivel tjetër me një hetim dyvjeçar për teknologjinë dhe mbrojtjen e të dhënave, që filloi në tetor të vitit të kaluar.
Këshilli Drejtues i BQE-së do të vendosë këtë tetor, nëse duhet të nisë një fazë hyrëse për zhvillimin dhe testimin e euros digjitale.
Euroja digjitale nuk do të zëvendësojë paratë aktualisht në qarkullim, ndërsa pritet të prezantohet në vitin 2026.
E-Diaspora
-
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Nga Amerika në Tiranë: Samantha Shkreli Sarelli pjesë e Samitit të Diasporës... -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë -
Tirana bëhet kryeqendra e diasporës shqiptare, nis Samiti i 4-t me pjesëmarrje të gjerë
Jeta në Austri
-
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën B129, në zonën Alkoven... -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri











