Kosova
Përfaqësues të diasporës vizitojnë Mitrovicën
Përfaqësuesit e komunitetit të diasporës shqiptare nga 26 shtete të ndryshme kanë vizituar Mitrovicën, me ç’rast janë pritur edhe nga nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka dhe Nehat Bahtiri, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, tha se mërgata shqiptare ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendlindjet e tyre, Kosovën dhe shqiptarinë në përgjithësi.
“Po punojmë shumë edhe për krijimin e kushteve të favorshme për investime dhe të diasporës shqiptare dhe për t’u lehtësuar atyre punën, do të hapim e edhe një zyrë për mërgimtarët tanë, me qëllim që ata të jenë sa më mirë të informuar për mundësitë që po ofron komuna për investime dhe për rregullim sa më të shpejtë të dokumentacionit të nevojshëm”, theksoi Mujka, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesit e diasporës ishin të interesuar për të ditur sa më shumë për Mitrovicën, andaj edhe shtruan mjaft pyetje, në të cilat u përgjigj nënkryetari Mujka.
Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, përfaqësuesit e diasporës shqiptare vizituan shëtitoren kryesore të qytetit, urën kryesore të Ibrit, Fabrikën e kërpudhave në Gushafc dhe liqenin artificial në Suhadoll, për të cilin thanë se është një investim jashtëzakonisht i mirë dhe atraksion i vërtetë për vizitorë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










