Lajme
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Aktualisht nuk ka kolona apo pritje të gjata, por autoritetet paralajmërojnë se fluksi mund të rritet gjatë ditës.
Qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt ose nga Kosova mund ta bëjnë këtë pa vonesa të konsiderueshme, pasi gjendja në pikat kufitare aktualisht paraqitet e qetë, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në hyrje dhe dalje të vendit nuk janë raportuar kolona automjetesh, ndërsa pritjet janë minimale ose nuk ka fare pritje.
Qarkullimi po zhvillohet normalisht në të gjitha pikat kufitare, duke u mundësuar udhëtarëve kalim të shpejtë dhe pa vështirësi.
Megjithatë, për shkak të sezonit veror dhe fluksit të shtuar të mërgimtarëve, autoritetet bëjnë të ditur se situata mund të ndryshojë gjatë orëve në vijim. Zakonisht, numri i automjeteve rritet në paradite dhe rreth mesditës, kur në disa pika kufitare krijohen kolona dhe shtohen pritjet.
Megjithatë, duke pasur parasysh fluksin e shtuar të mërgimtarëve dhe sezonin e verës, situata mund të ndryshojë gjatë orëve në vijim. Zakonisht, kolonat fillojnë të krijohen në pjesën e paradites dhe gjatë mesditës, kur numri i automjeteve rritet ndjeshëm./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












