Kosova
Perceptimi për korrupsion në sistemin e drejtësisë mbi 79.4%
44.4 për qind e prokurorëve shihen si më të ekspozuarit ndaj nxitjeve për sjellje korruptive. Kjo shifër ka dalë nga raporti që ka bërë Instituti Demokratik i Kosovës, së bashku me Odën e Avokatëve dhe Qendrën Nacionale për Gjykatat Shtetërore.
Në prezantimin e raportit me temën “Iniciativa për integritet në sistemin e drejtësisë”, u tha se pjesë e anketimit kanë qenë 1050 gjyqtarë, prokurorë, avokatë e policë.
“Akterët e drejtësisë kanë thënë se perceptimi i përgjithshëm i nivelit të korrupsionit në sistemin e drejtësisë është i lartë, me 79.4%. Për favorizime apo nepotizëm janë 52.9%, kurse ndërhyrje politike 50.4 për qind. 44.4 për qind janë përgjigjur se prokurorët shihen si më të ekspozuarit ndaj nxitjeve për sjellje të korruptuarve”, ka thënë Arben Kelmendi nga Instituti Demokratik i Kosovës, përcjell albinfo.ch.
John Furnari nga Qendra Nacionale për Gjykatat Shtetërore ka thënë se hulumtimi tregon që nepotizmi ekziston dhe nuk është vetëm në kokat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por vjen edhe nga presioni familjar e politik.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











