Kosova
Për vdekjet në QKUK kërkohet interpelancë në Kuvend
“Kjo tragjedi vuri në pah edhe një çështje tjetër, që institucionet tona pacientëve janë duke u ofruar barna të kontrabanduara nga institucione të palicencuara
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë thotë se është shumë e shqetësuar me gjendjen e krijuar në QKUK pas rasteve të 4 vdekjeve të dyshimta.
Shoqata kërkon nga ministri i Shëndetësisë të pezullojë personat përgjegjës për kontraktimin e këtyre barnave dhe produkteve mjekësore deri në sqarimin e tyre nga Prokuroria e Shtetit në një afat sa më të shpejtë. Kjo shoqatë kërkon nga deputetët të angazhohen për thirrjen e një interpelance, për të diskutuar vdekjet serike të pacientëve në spitalet tona.
“Kjo tragjedi që ndodhi dhe po ndodh, vuri në pah edhe një çështje tjetër, që institucionet tona pacientëve janë duke u ofruar barna të kontrabanduara nga institucione të palicencuara. Edhe nëse nuk ka një lidhje kauzale në mes të gazit dhe vdekjeve të pacientëve, është e mjaftueshme që institucionet kanë hyrë në marrëdhënie kontraktuale me kompani të palicencuara”, thuhet në reagim.
E-Diaspora
-
Zogu në motor anulon fluturimin nga Selaniku drejt Gjermanisë, 150 pasagjerë mbeten në aeroport 150 pasagjerë bllokohen në aeroportin e Selanikut... -
Itali
Sherri i dyshuar për një vajzë përfundon në tragjedi, vritet 24\-vjeçari shqiptar në Itali -
Kolona deri në një orë në kufi, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë -
Gjermani
Mediat gjermane raportojnë për aksidentin tragjik në Nittendorf, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Kosova -
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet













