Lajme
Për tre vjet ju mund të bëheni shtetas me pasaportë gjermane
Të huajt në rast integrimi të shkëlqyer për tre vjet mund të bëhen shtetas me pasaportë gjermane
Qeveria gjermane është para disa ndryshimeve në reformën e nënshtetësisë, përcjell albinfo.ch.
Në të ardhmen të huajt në Gjermani do të mund të marrin nënshtetësinë pas pesë vjetësh, në raste integrimi të shkëlqyer edhe pas tre vjetësh. Kriter përjashtues do të ishte antisemitizmi.
Të huajt që jetojnë prej vitesh në Gjermani do të mund të marrin më shpejt pasaportën gjermane. Deri më tani ata duhet të prisnin tetë vjet për të marrë pasaportën, në të ardhmen do të mjaftojnë pesë. Në një projektligj të koalicionit gjerman, thuhet, se dhënia më e shpejtë e nënshtetësisë do të ishte “një stimul për t’u integruar më shpejt”, sipas ZDF. Sipas ministres së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser (SPD) është i mundur edhe një integrim më i shpejtë. Kush ka arritje të veçanta në integrim mund të marrë edhe pas tre vjetësh nënshtetësinë gjermane. Kjo vlen për ata që flasin shumë mirë gjuhën gjermane, arrijnë në punë rezultate të shkëlqyera apo angazhohen në punë vullnetare.
E mundur nënshtetësia e dyfishtë
Edhe nënshtetësia e dyfishtë është e mundur, sipas projektligjit. Fjala është për lejimin e disa nënshtetësive. “Shumë të ardhur në Gjermani, ndjehen gjermanë, por nuk duan ta ndërpresin plotësisht marrëdhënien me vendin e prejardhjes”, ka thënë Faeser. Në të ardhmen ata nuk do të jenë të detyruar të dorëzojnë një pjesë të identitetit të tyre.
Po ashtu fëmijët e lindur në Gjermani nga prindër të huaj do të marrin më lehtë nënshtetësinë gjermane. Kusht është që njëri nga prindërit të ketë jetuar të paktën pesë vite në Gjermani. Deri më tani ky kusht ishte tetë vite. Politikani për çështjet e brendshme të CDU-së, Alexander Throm e kritikoi reformën e qeverisë, sepse me të “rritet reziku, që të marrin nënshtetësi shumë shpejt personat që nuk janë të integruar sa duhet”. Një integrim pas tre ose pesë vjetësh është shumë i hershëm, ka thënë Throm. “Integrimi ka nevojë për kohën e vet.”
“Shenjë e mirë” – antisemitizmi është kriter përjashtues
Rregullat për integrim më të shpejtë përmes nënshtetësisë nuk do të vlejnë për ata persona që kanë rënë në sy për veprime antisemitiste. “Për të pasur siguri për këtë ne duam të forcojmë verifikimet dhe pyetje të sigurisë të personave që bëjnë kërkesë për nënshtetësi”, është shprehur drejtuesi grupit parlamentar të Partisë Liberale, FDP, Stephan Thomae për “ZDFheute”.
Kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster e mbështeti këtë rregullore. “E përshëndes shprehimisht”, tha ai. Një veprim antisemitist e ka penguar edhe më parë marrjen e nënshtetësisë, por që tani futet qartësisht në rregullore është një shenjë e mirë. E Majta kritikon, që me këtë presupozohet sikur antisemitizmi është i importuar. Atë e gjen thellë edhe në Gjermani, ka thënë një zëdhënës i Të Majtës.
FDP kishte kërkuar një ashpërsim të rregullave. Sipas Stephan Thomae duhet të pengohen nënshtetësitë që “çimentojnë marrjen e asistencave sociale”. Liberalët kërkojnë që të “marrin nënshtetësi ata persona që mund të sigurojnë vetë jetesën për veten dhe familjen e tyre.” Rregulloret parashikojnë përjashtime për punëtorët e ftuar, “Gastarbeiter” dhe raste të veçanta vështirësie. Reforma e nënshtetësisë ka qenë e parashikuar në marrëveshjen e koalicionit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme me ujdinë e arritur në qeveri fillojnë miratimet në landet gjermane.
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026
Jeta në Austri
-
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë Operatori shtetëror hekurudhor i Austrisë, ÖBB, njoftoi se çmimet e biletave do të rriten në vitin... -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë











