Kosova
Për të dytin vit me radhë, presidentja e Kosovës s’e fali asnjë të burgosur
Është viti i dytë me radhë që presidentja Vjosa Osmani nuk e ka falur asnjë të burgosur. As vitin e kaluar e as këtë fundvit, Osmani nuk e ka falur asnjë nga të burgosurit, pavarësisht se në zyrë i kanë shkuar 97 kërkesa nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Për të gjitha kërkesat e të burgosurve për falje gjatë gjithë vitit, SHKK ka përgatitur dhe proceduar në Presidencë 97 kërkesa për falje. Deri më tani, lidhur me kërkesat për falje nuk kemi pranuar asnjë dekret nga presidentja e Republikës së Kosovës”, thonë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Nga zyra e presidentes nuk kanë kthyer përgjigje për Dukagjinin se për cilat arsye nuk është aprovuar asnjëra kërkesë.
Mosfalja e asnjë të burgosuri, për kaq vite, sipas ish-drejtorit të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, është shkelje e të drejtave të njeriut. “Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut, unë nuk e di a kanë reaguar të tjerët, mirëpo unë në karrierën time sa kam qenë drejtor i përgjithshëm çdo festë presidentja ose presidenti ka reaguar dhe ka falur ndonjëherë më shumë e ndonjëherë më pak, e kjo prej se ka ardhur asnjë nuk është falur, nuk e di ku është arsyeja”, ka thënë Sokol Zogaj, ish-drejtor i Shërbimit Korrektues.
Derisa nga Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thonë se ka një numër të konsiderueshëm të personave që meritojnë faljen e një pjese të dënimit, derisa shprehen të habitur me veprimet e Presidencës.“Një mosfalje e tillë nga presidentja është e paqartë dhe deri diku e papranueshme, është një mundësi që nga të gjithë presidentësh shfrytëzohet, qoftë edhe në festa fetare apo festave të tjera shtetërore, çdo herë presidentët e rezervojnë këtë të drejtë për personat e privuar nga liria, ne çfarë kemi pritur që të paktën në këtë fundvit, presidentja të shfrytëzojë të drejtën e saj për të falur”, tha Valetina Demolli nga KMDLNJ.
Ndërkohë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tregojnë efektet qe ka falja e një pjese të dënimit, për personat që i plotësojnë kushtet.
“Në disa vite të fundit është ndërtuar praktika ku Zyra e Presidentes së Republikës nuk po e shfrytëzon të drejtën e saj për të ofruar faljen e një pjesë të dënimit për personat që janë në vuajtje të dënimit në institucionet korrektuese në Kosovë. Një qasje e tillë mbetet në diskrecion të plotë të Presidentes për të shfrytëzuar këtë të drejtë ose jo. Sidoqoftë, në praktikë kjo qasje ka efekt në kuptim të pengimit të risocializimit, ri-habilitimit dhe promovimit të idesë se personat që i respektojnë rregullat e shtëpisë në institucionet korrektuese, pendohen për veprat penale që i kanë kryer, dhe punojnë shume për tu kthyer si qytetarë të denjë në shoqëri pas vuajtjes së dënimit. Në këtë drejtim, edhe Zyra e Presidentes duhet të reflektoj dhe të filloj shfrytëzimin e kësaj të drejtë në praktikë duke u siguruar se kjo e drejtë të realizohet në praktikë vetëm për veprat penale që i lejon legjislacioni në Kosovë dhe duke u respektuar procedurat”, tha Ehat Miftaraj, drejtor në IKD.
Në vitin 2022 në zyrën e presidentes së Kosovës, kishin shkuar 195 kërkesa nga të burgosur, derisa ishin arsyetuar se Komisioni përkatës që merret me shqyrtimin e këtyre kërkesave nuk ka rekomanduar asnjë të dënuar për t’u falur.Që nga viti 2009, e tutje mbi 300 persona janë falur nga Presidenca, derisa paraardhësi i Osmanit, Hashim Thaci, kishte falur mbi 10 të burgosur gjatë mandatit të tij.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në... -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit












