Lajme
Renditja e pasaportës së Zvicrës, e pakënaqshme
Kështu mendojnë shumë zviceranë
Para pak ditësh pasaporta e Zvicrës u rendit ndër më të mirat në botë (por jo aq mirë sa e fqinjëve të saj), përcjell albinfo.ch.
Për sa i përket numrit të vendeve që qytetarët e një kombi mund të hyjnë pa vizë, pasaporta zvicerane renditet në vendin e pestë në mbarë botën.
Ky është konstatimi i renditjes globale të pasaportave 2023, i publikuar këtë javë nga konsulentët e migracionit Henley & Partners me qendër në Londër. Indeksi bazohet në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), e cila mbledh informacion për 199 pasaporta të ndryshme dhe 227 destinacione udhëtimi.
Pasaporta e Zvicrës ndan vendin e pestë me Portugalinë, Norvegjinë, Zelandën e Re dhe Maltën.
Megjithatë, ajo renditet më poshtë se fqinjët e saj: pasaportat e Gjermanisë dhe Italisë janë në vendin e dytë dhe ato të Austrisë dhe Francës në vendin e tretë.
Zviceranët nuk janë ndarë të kënaqur me këtë rënditje, pasiqë vite me pare pasaporta e tyre ishte në krye të listës.
Vendi me pasaportën më të mirë në botë, të paktën përsa u përket udhëtimeve ndërkombëtare, është Singapori.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









