Lajme
Për pesë ditë vaksinohen rreth 6 mijë persona në Austri
Që kur filloi vaksinimi kundër koronavirusit në Austri e deri më tash, janë vaksinuar rreth 6 mijë persona.
Vaksinimi kundër COVID-19 filloi të dielën në gjithë BE-në me dozat e para të vaksinës Biontech-Pfizer, të cilat u miratuan në BE më 21 dhjetor.
Austria mori 9.750 doza, me të cilat filloi vaksinimin e grupeve të rrezikut.
Ndërkohë, që pritet të vijnë dhe 53.000 doza të tjera të vaksinës Biontech dhe Pfizer deri në fund të javës dhe më pas 63.000 doza të tjera gjatë muajit.
I kënaqur më ecurinë e vaksinimit është edhe ministri i Shëndetësisë së Austrisë, Rudolf Anschober, shkruan orf.at, përcjell albinfo.at.
Ministri austriak ka thënë se për çdo javë do të raportojë për të informuar popullatën për rezultatet e vaksinimit.
Deri më tash vaksinimi është duke u kryer nëpër shtëpi të pleqve si dhe janë duke e marrë personelet e reparteve mjekësore që kanë të bëjnë me persona të infektuar ndaj Covid 19, transmeton albinfo.at.
Sipas ministrit, çdo vaksinim mund të ketë efekte anësore të lehta si: skuqje, ënjtje e lehtë, ethe e lehtë, dhimbje e lehtë në vendin e vaksinimit, por siç ka thënë ai, këto nuk duhet të zgjasin më shumë se një ose dy ditë.
“Nëse është kështu, është veçanërisht e rëndësishme që efektet anësore të vaksinave të raportohen dhe vlerësohen”, ka thënë ministri Anschober, raporton orf.at.
Që prej fillimit të pandemisë në Austri janë shënuar 357,902 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 6,149 pacientë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













