CH-Ballkani
Për Gjermaninë është shqetësuese situata politike në Maqedoni
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, gjatë një vizite në Ukrainë sot komentoi mbi situatën në Maqedoni. Sipas shefit të diplomacisë gjermane situata politike në vend është shqetësuese.
“Situata politike e brendshme kërcënon të kthejë vendin mbrapa në rrugën drejt Bashkimit Evropian.”, – tha në një deklaratë ministri i Jashtëm, njoftojnë mediat nga Berlini.
Sipas tij, presidenti Gjorge Ivanov, pavarësisht se lideri i opozitës, Zoran Zaev ka mbledhur nënshkrime për të krijuar një shumicë të re parlamentare, refuzoi të japë mandatin për një qeveri të re.
“Kjo është në kundërshtim me parimet demokratike dhe vlerat evropiane. Ivanov duhet të rishqyrtojë këtë vendim në interes të qytetarëve të vendit. “, – thuhet në një deklaratë nga Berlini.
Ai u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve politikë në Shkup që të veprojnë me përgjegjësi përball klimës së tanishme të nxehtë politike, që të promovojnë retorikë të moderuar dhe të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar konfliktet mes qytetarëve.
Duke shtuar se Gjermania është pas mesazhit të qartë në Shkup që solli Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini për aktorët politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Maqedoni.
Ai thotë se Gjermania mbështet fuqishëm qasjen e BE-së dhe i vjen keq për faktin se çështja e pazgjidhur me emrin kërcënon përparimin e Maqedonisë drejt BE-së.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












