Lajme
Për dhjetë muaj, 106 të vdekur në komunikacion
Në ditën botërore të përkujtimit të viktimave në aksidente rrugore, Policia e Kosovës njoftoi se për 10 muaj, 106 persona kanë humbë jetën në aksidente rrugore
Më shumë se 100 persona e kanë humbur jetën në komunikacion, gjatë dhjetë muajve të këtij viti, duke ndezur alarmin në Prishtinë për një kaos në komunikacion. Sot në ditën botërore e përkujtimit të viktimave në aksidente rrugore, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë bërë apel për respektim të rregullave të komunikacionit.
Gjatë dhjetë muajve të këtij viti, sipas Policisë 106 persona kanë humbë jetën në aksidente rrugore. Kjo është tepër shqetësuese për faktin, se shënon numrin në rritje ë viktimave në trafik. Sipas Policisë së Kosovës, shkaktar kryesor për këtë gjendje, mbetet tejkalimi i shpejtësisë.
Në një konferencë për media, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po shpërndajnë broshura me përmbajte informuese për aksidentet në komunikacion, me qëllim të informimit e vetëdijesimit të qytetarëve në rrugë.
“Në periudhën janar-tetor 2015 kemi 106 persona që humbën jetën, që i bie tre më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shkaktarë të aksidenteve në komunikacionin rrugor, sidomos në aksidente me përgjegjësi, është pakujdesia e shoferëve, tejkalimi i shpejtësisë, dhe mos-përshtatja e shpejtësisë me kushte të rrugës, kyçjet e pasigurta, po ashtu edhe mos-mbajtja e distancës mes mjeteve”, deklaroi Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës
Ndërsa, sa i përket shkaktove të aksidenteve me fatalitetet, vazhdon të jetë tejkalimi i shpejtësisë si shkaktar kryesor.
Ndërsa gjoba për kundërvajtësit, Policia e Kosovës për këtë periudhë kohore, ka shqiptuar gjithsej 260 mijë. Sipas Policisë, në vitin 2011 humbën jetën 107 persona në aksidente rrugore, derisa në vitin 2012, 2013 dhe 2014 pati rënie.
Ndërsa, Xhemë Veseli nga Ministria e Infrastrukturës tha se gjatë vitit kanë shpërndarë një numër t ë madh të broshurave me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve në rrugë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” Rastet e drejtimit të lazerëve nga toka në drejtim të avionëve që aterojnë dhe ngrihen nga... -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













