Në këtë përfundim ka arritur delegacioni i Parlamentit Evropian në përfundim të vizitës dyditore në Zvicër javën e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Kreu i saj, Paul Tang, pranoi se “Zvicra po ecën përpara” në lidhje me taksimin e shumëkombësheve, por duhet të bëjë përparim të mëtejshëm.
“Për të hequr qafe këtë reputacion, një vend duhet të tregojë se flukset e parave që vijnë nga njerëzit që duan të shmangin pagimin e taksave nuk kalojnë më përmes tij. Ne kemi nevojë për rezultate sasiore, të cilat Zvicra nuk është në gjendje t’i prodhojë sot”, tha ai.
Zvicra, megjithatë, nuk është i vetmi ‘shkelës’, vuri në dukje Tang, duke përmendur Irlandën, Luksemburgun dhe Holandën si parajsa të tjera fiskale në Evropë.