E-Diaspora
Për 24 orë, tri përpjekje për të hyrë në Gjermani: Herën e tretë përfundon në burg
Shqiptari kishte bërë tashmë dy përpjekje më 17 shkurt për të hyrë në Gjermani në mënyrë ilegale. Një herë me autobus dhe herën tjetër, me tren
Freilassing – Të martën, më 18 shkurt, oficerët e policisë federale kanë arrestuar një shqiptar 34-vjeçar. Ai kishte provuar vetëm një ditë më parë edhe dy herë të tjera të hynte ilegalisht në Gjermani.
Oficerët e policisë federale po kontrollonin një taksi me regjistrim austriak në pikën kufitare në Schwarzbach në A8, shkruan dpa.de. Kur ata kontrolluan detajet personale të pasagjerit 34-vjeçar, i cili kishte pasaportë të vlefshme shqiptare, u aktivizua alarmi në kompjuterin e policisë.
Personi i kontrolluar e kishte të ndaluar deri në janar të vitit 2024 hyrjen dhe qëndrimin në Gjermani për shkak të falsifikimit të dokumenteve, punës pa leje, si dhe hyrjes dhe qëndrimit të paautorizuar.
Ajo që zyrtarët zbuluan veç kësaj, ishte edhe më interesante: shqiptari kishte bërë tashmë dy përpjekje më 17 shkurt për të hyrë në Gjermani në mënyrë ilegale, transmeton albinfo.ch. Ai kishte provuar të futej me autobus në pikën e kontrollit kufitar në Schwarzbach të hënën në mëngjes. Por, pas kontrollimit nga policët, qe kthyer mbrapsht në Austri.
Disa orë më vonë ai ka provuar fatin e tij me tren. Por, Policia Federale e ka arrestuar atë përsëri dhe sërish nuk e ka lejuar të hynte në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Pas përpjekjes së tretë, policia e ka sjellë 34-vjeçarin para gjykatësit hetues i cili ka urdhëruar mbajtjen e tij në burgun e hetimeve, prej nga më pas e kanë dërguar në një institucion korrektues.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














