Futboll
Për 14 milionë euro, Rrahmani do të transferohet në Napoli
Napoli, me marrëveshje me lojtarin nga Kosova
Informacionet e fundit tregojnë se Amir Rrahmani do të transferohet në Napoli gjatë verës që vjen, pas vetëm një viti të kaluar në Verona, njofton gazetari italian dhe eksperti i transfereve në futbollin italian, Gianluca Di Marzio, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se Napoli ka arritur marrëveshje më Veronën. Klubi napolitan do t’i paguajë 14 milionë euro për qendërmbrojtësin stabil. Ndërkohë, përfaqësuesi kosovar do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare dhe do të paguhet 1.5 milion euro në vit.
Po ashtu, Rrahmani ishte transferuar në klubin italian nga Dinamo Zagrebi verën e kaluar. Ai shfaqi siguri dhe është bërë shtyllë e mbrojtjes së ekipit nga Serie A. Andaj, paraqitjet e tij iu ranë në sy Napolit, por edhe Interit.
Sidoqoftë, Napoli duket se është treguar më i shkathtë dhe kështu i siguron shërbimet afatgjate të mbrojtësit nga Kosova. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












