Kosova
Pengesë për Kartonin e Gjelbër, edhe veturat e paregjistruara
"Ekziston edhe një zgjidhje alternative që Kosova të ketë marrëveshje me një shtet tjetër për ta mbuluar me Karton të Gjelbër, derisa t’i zgjidhë problemet e brendshme"
Anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe numri i madh i automjeteve të paregjistruara, që arrijnë deri në 60 mijë, po e pengojnë vendin tonë të sigurojë Kartonin e Gjelbër. Kështu u tha në takimin konsultativ të Komisionit për Buxhet dhe Financa, i cili u mblodh për të gjetur një zgjidhje që Kosova të marrë këtë karton.
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se është themeluar grupi punues që do të merret me çështjen që ka të bëjë me automjetet e pasiguruara.
E drejtori në Byronë Kosovare të Sigurimit, Blerim Pushkolli, ka thënë se çështja e veturave ka qenë problem gjithmonë. Mirëpo, sipas tyre, ekziston edhe një zgjidhje alternative që Kosova të ketë marrëveshje me një shtet tjetër për ta mbuluar me Karton të Gjelbër, derisa t’i zgjidhë problemet e brendshme.
Ndërsa zv. ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, tha se çështja e automjeteve ka qenë problem që nga fillimi. Mirëpo, sipas tij, ky problem mund të zgjidhet brenda 2 vjetësh.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












