Kosova
PDK dhe Aleanca kërkojnë seancë urgjente për ndryshimet në Ligjin për Specialen
Deputetët e opozitës kërkojnë që Kuvendi të mblidhet më 3 tetor dhe projektligji të trajtohet në dy lexime
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet sot, më 3 tetor, për të shqyrtuar dhe votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Kërkesa vjen pasi Qeveria e ka përcjellë në Kuvend projektligjin për plotësim-ndryshimin e këtij ligji, përcjell albinfo.ch.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar që procedura parlamentare të nisë menjëherë, duke theksuar se projektligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Sipas saj, afati prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve e bën të nevojshme që procedura të fillojë gjatë seancës së sotme.
Musliu-Shoshi ka kërkuar gjithashtu që paralelisht me procedurën parlamentare të ndërtohet një strategji juridike dhe diplomatike për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit, me përfshirjen e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Ndërkohë, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka bërë thirrje për thirrjen e menjëhershme të seancës. Ai ka kërkuar që ndryshimet në ligj të hidhen në votim, duke iu referuar edhe protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit.
Kërkesat e dy subjekteve opozitare vijnë në një kohë kur në Kuvend është ngritur çështja e ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Më 30 shtator, Komisioni për Legjislacion bëri të ditur se projektligji ishte përcjellë për mendim ligjor dhe se, pas kthimit në Kuvend, do të shqyrtohej me urgjencë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













