Lajme
Pavarësisht rritjes së infeksioneve, Austria vendos të mos mbyllet
Në takimin e mbajtur ditën e enjte, u mor vendim për 3 paketa të masave
Pas takimit mes qeverisë austriake, kryetarëve të Bashkive të rajoneve si dhe grupit koordinues të krizave (Gecko) ranë dakord për masat e reja të koronës për të përballur sfidat e reja nga vala e virusit të ri “Omikron”, njofton albinfo.at
Rastet e reja të infeksioneve në Austri vazhdojnë të rriten. Gjatë ditëve të fundit janë raportuar rreth 10 mijë raste të reja çdo ditë, ndërkohë sipas epidemiologëve në Austri, kjo shifër pritet të shkoj deri në 15 mijë e më shumë raste në ditë. Në takimin e mbajtur ditën e enjte, u mor vendim për 3 paketa të masave.
Kontrolle të rrepta për të pavaksinuarit
“Do të shtohen kontrollet e rrepta për të pavaksinuarit”, thekson kancaleri austriak, Karl Nehmmer. Po ashtu do të kërkohet dëshmia e vaksinës në secilin dyqan(përveç dyqaneve ushqimore, barnatoreve dhe dyqaneve higjienikë). Kjo do të thotë se dëshmia 2G do të kërkohet nga secili biznes qoftë në hyrje të derës apo tek arka e pagesës. Rregullorja do të zbatohet nga data 11 janar. Bizneset që nuk respektojnë masat e vendosura, do të këtë sanksione ndaj tyre apo mund të mbyllen në të ardhmen.
Rregull i ri për karantinë
Në të ardhmen, nuk do të bëhet më dallimi midis një infeksioni me variantin delta ose omicron. Nuk do të këtë më dallim mes njerëzve K1 dhe K2, tha kancelari Karl Nehammer. Më parë, njerëzit që kishin kontakt me një person të infektuar me Omicron klasifikoheshin si K1 dhe për këtë arsye duhej të izoloheshin. Një K2 ishte një person që kishte vetëm kontakt të shkurtër – më pak se 15 minuta – me një person që rezultonte pozitiv. Nehammer i arytoi ndryshimet me faktin se “Omikron është ndryshe në veprimin e tij”.
Të gjithë personat e kontaktit si dhe personat e rezultuar pozitiv, mund të testojnë veten me PCR në ditën e 5-të. Personat e imunizuar trefish 3G nuk klasifikohen më si kontakte me rrezik të lartë. Personat e kontaktit lejohen të punojnë në vendet ku prezenca është e domosdoshme, me një test të vlefshëm negativ të koronës dhe maskë FFP2, me kusht që të mos shfaqin asnjë simptomë, përcjell albinfo.at
Maska e detyrueshme edhe në disa ambiente të jashtme
Maskë FFP2 duhet të mbahet sa herë që distanca minimale e përshkruar (2 metra) nuk mund të kontrollohet. Këto përfshijnë zonat e këmbësorëve, pritjet në ndonjë radhë apo të ngjashme. Gjithashtu, vlefshmëria e “Pasaportës së gjelbër” (Grüner Pass) nga data 1 shkurt do të reduktohet në 6 muaj. “Është gjithmonë më mirë të vendosësh maskën sesa të mos e bësh këtë,” tha Nehammer.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












