Lajme
Pas verës së nxehtë, Zvicrën mund ta presë një vjeshtë më e ngrohtë se zakonisht
Sipas parashikimeve sezonale të MeteoSwiss, periudha nga gushti deri në tetor ka gjasa të karakterizohet nga temperatura mbi normalen
Pas një vere të karakterizuar nga temperatura të larta, edhe fillimi i vjeshtës në Zvicër pritet të jetë më i ngrohtë se mesatarja shumëvjeçare.
Sipas parashikimeve sezonale të MeteoSwiss, periudha nga gushti deri në tetor ka gjasa të karakterizohet nga temperatura mbi normalen.
Në Ticino, temperaturat mesatare gjatë kësaj periudhe mund të kalojnë edhe 18 gradë Celsius, ndërsa në Zvicrën perëndimore pritet një mesatare mbi 16 gradë.
Në Zvicrën gjermanofolëse parashikohen temperatura mesatare mbi 15 gradë.
Sipas MeteoSwiss, probabiliteti që tre muajt e ardhshëm të jenë më të ngrohtë se mesatarja arrin në rreth 80 për qind, ndërsa mundësia për temperatura nën mesataren afatgjatë vlerësohet në më pak se pesë për qind.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se gjatë gjithë vjeshtës do të mbizotërojnë temperatura jashtëzakonisht të larta. Meteorologu Christoph Spirig thekson se edhe gjatë një sezoni përgjithësisht më të ngrohtë mund të ketë periudha disa ditore me temperatura dukshëm më të ulëta.
Ndërkohë, vala aktuale e të nxehtit pritet të zbutet në Ticino nga mesi i javës së ardhshme, me mundësi për stuhi dhe temperatura më të freskëta, transmeton albinfo.ch.
Sipas ekspertëve të cituar nga TicinoNews, ndër faktorët që ndikojnë në tendencën drejt temperaturave më të larta përmenden ngrohja globale dhe fenomeni El Niño.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht










