Autotech
Cila është dëshira e radhës së miliarderit Elon Musk
Pas SpaceX dhe Tesla, çfarë do të pasojë...
Pasi i krijoi makinat dhe kamionët elektrikë, gjithashtu transformoi eksplorimin e hapësirës, Elon Musk duket se ia ka vënë sytë avionëve elektrikë të ngritjes vertikale.
Ai tha se po “vdes” për të krijuar avionë supersonikë elektrikë që do të përdorin teknologjinë vertikale të ngritjes dhe uljes (VTOL).
Për Musk, i njohur për marrjen e vendimeve që fillimisht duken shumë të çuditshme, kjo nuk duhet të jetë befasuese.
Ai zbuloi dëshirën në një përgjigje ndaj sipërmarrësit Peter H Diamandis, i cili kishte pyetur ndjekësit e tij se çfarë do të donin që shefi i Tesla-s dhe i SpaceX të “synonte” më pas.
Sipas medieve të huaja, kur Musk foli për herë të parë për makinat elektrike, jo shumë ishin të bindur që mund të realizoheshin, kryesisht për shkak të sfidave teknologjike dhe tregtare. Pastaj ndodhi Tesla.
“Elon Musk ka luajtur një rol masiv në eksplorimin e hapësirës, makinat dhe adoptimin e energjisë së gjelbër. Me cilën industri dëshironi që ai të merret më tej? Zgjedhja ime është aviacioni… Cila është e juaja?”, tha Diamandis, themeluesi i Fondacionit XPRIZE përmes një postimi në Twitter.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












