Kosova
Pas largimit të ASH-së, në koalicion me Zevin pritet të hyj PDSH
Bisedimet pritet të vazhdojnë edhe pas festave të fundvitit, ndërsa mendohet se PDSH do t’i marr favoret e njëjta që i ka pasur ASH
Pas vendimit të Aleancës për Shqiptarët për të dal nga koalicioni me partinë e kryeministrit Zoran Zaev (LSDM), është partia tjetër nga Tetova – Partia Demokratike Shqiptare që ka shpejtuar hapat për të hyrë në negociata me partinë qeverisëse. Bisedimet pritet të vazhdojnë edhe pas festave të fundvitit, ndërsa mendohet se PDSH do t’i marr favoret e njëjta që i ka pasur ASH.
Sipas informatave të para, partisë së Menduh Thaçit do të mund t’i ofroheshin ministria e Shëndetësisë e cila tanimë ka kaluar në duart e LSDM-së.
Aleanca e Ziadin Selës, madje gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit, është listuar si parti opozitare, pas vendimit të kreut të saj Ziadin Sela se nuk janë më pjesë e Qeverisë. A po i hapen dyert për në Qeveri me këtë partisë së Thaçit, pritet të shihet ditët në vazhdim.
PDSH, vazhdimisht është duke rënë në rezultat që nga zgjedhjet e vitit 2008 dhe një inkuadrim eventual i saj në Qeveri do të ishte mundësia e vetme për këtë subjekt politik ta rikuperon veten, citon albeu. Ndryshe, partia e Thaçit është edhe nënshkruese e Marrëveshjes së Përzhinos, ndërsa në vazhdimësi kanë paralajmëruar se do të mbështesin proceset reformuese dhe të rëndësishme për vendin.
Por, PDSH në zgjedhjet e fundit ka dëshmuar se ka mbetur partia e katër shqiptare në nivel vendi, duke u radhitur pas BDI-së, Lëvizjes Besa dhe ASH-së.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












