Koronavirusi: çast pas çasti
Pas 6 muajsh ndalimi, turistët sërish lejohen në Tajlandë, por me një kusht
Vizitorët e huaj duhet të mbahen në karantinë shtetërore për dy javë para se të fillojnë pushimet e tyre shumëmujore në Tajlandë
Tajlanda do të lejojë hyrjen e turistëve në vend për herë të parë që nga marsi. Por këtu bëhet fjalë vetëm për pushuesit afatgjatë që tani mund të aplikojnë për një vizë përkatëse, shkruan sda.ch.
Përveç kësaj, vizitorët e huaj duhet të mbahen në karantinë shtetërore për dy javë para se të fillojnë pushimet e tyre shumëmujore në Tajlandë. Kabineti qeveritar në Bangkok ka miratuar të marftën një plan përkatës rreth kësaj.
Viza afatgjatë do të jetë e vlefshme për 90 ditë dhe mund të zgjatet dy herë, ka raportuar gazeta “Bangkok Post”, duke cituar autoritetet e vendit, transmeton albinfo.ch. Pas karantinës, sipas planit, pushuesit do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm nëpër vend.
Detajet e mëtejshme do të përpunohen nga qendra Thai për menaxhimin e situatës Covid-19.
Me gjithë kufizimet, ky është një lajm i gëzueshëm, sidomos për zviceranët, të cilët preferojnë pushimet, shpesh, të gjata, në klimën e ngrohtë gjatë dimrit në Tajlandë.
“Qëllimi është të mirëpresim deri në 1200 vizitorë në muaj në destinacionin popullor të pushimeve dhe kështu të gjenerojmë rreth një miliard baht (29 milion franga) në muaj, është shprehur një zëdhënës i qeverisë. Ai ka thënë se mysafirët e parë afatgjatë mund të mbërrijnë që në tetor.
Falë masave të rrepta, Tajlanda deri më tani ka qenë shumë e suksesshme në luftën kundër koeronavirusit, por turizmii, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekonominë e vendit, është pothuajse tërësisht i shkatërruar, përcjell albinfo.ch. Turistët ndërkombëtarë nuk janë lejuar të hyjnë në vend për gjashtë muaj.
Pothuajse 3,500 infeksione ishin konfirmuar deri të martën në tajlandë ndërsa më pak se 60 njerëz kanë vdekur në lidhje me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













