Lajme
Participimi politik me dhe pa të drejtë vote
Mbi 32% e popullsisë të qytetit të Cyrihut nuk kanë të drejtë të votojnë për shkak të origjinës së tyre. Duke pasur parasysh sfidat e mëdha të Cyrihut, të Zvicrës dhe të Evropës, është shumë e rëndësishme që të gjithë të prekurit të kenë te drejtën e votës dhe të mund të ngrihen për të drejtat e tyre.
Si mundemi tu ndihmojmë komuniteteve pa të drejtë votimi, për të arritur më shumë pjesëmarrje? Cilat janë pengesat për arritjen e këtij qëllimi?
Ne duam t`i diskutojmë këto pyetje së bashku me ju, në Volkshaus.
Me: Arjeta Zuta (kandidate për Asamblenë e Qytetit të Cyrihut, SP qarku 3)
Reis Luzhnica (asamblist në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut, SP qarku 3)
Gadaf Muharemi (kandidat për Asamblenë e Qytetit të Cyrihut, SP qarku 12)
Cédric Wermuth (deputet në Parlamentin nacional të Zvicrës dhe bashkëpresident SP) dhe Armend Muja (deputet i lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë)
Në lidhje drejtpërdrejtë do të inkuadrohet Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Mbrëmja do të mbahet në gjermanisht dhe shqip.
Tubim publik
Data:
E shtunë, 27. nëntor 2021
19.00 deri 21.00
Vendi:
Zürich, Volkshaus – Blauer Saal
Pjesëmarrja është e mundur vetëm me certifikatë COVID.
Pas eventit do të ketë një aperitiv.
Një event nga SP ZÜRICH 3
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit27 Nëntor 2021
- Ora19:00
- LokacioniZürich, Volkshaus - Blauer Saal
- Data e përfundimit27 Nëntor 2021 - 22:00
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












