Shqipëria
Partia Demokratike në Shqipëri bën thirrje për daljen në protestën e 11 majit
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte në Ballsh, ku u bëri thirrje banorëve atje që t’i bashkoheshin protestës së 11 majit.
“Më 11 Maj në Tiranë të bashkohemi të gjithë për të larguar këta politikanë të korruptuar që janë bërë më të pasur me sheikët duke grabitur pasuritë e shqiptarëve, të realizojmë qeverinë tranzitore, pa kasapin e zgjedhjeve, pa Edi Ramën kryeministër”, tha ai, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Deklarata e Bashës
Jemi mbledhur në muzgun e tiranisë së krimit, në prag të rrëzimit të klikës më kriminale qe ka njohur vendi në 30 vjet, në muzg të rregjimit më të korruptuar. Ndonëse në këtë shesh valëviten flamuj të PD ka edhe vëllezër e motra socialist mallakstriotë që nuk kanë gjë të përbashkët me rilindjen që i braktisi dhe i mashtroi. Edhe socialistët kanë të njëjtat halle si demokratët, paguajnë të njëjtat çmime të rritura, por janë dyfish të zhgënjyër se sollën në pushtet një njeri që e ndau pushtetin me krimin. 11 maji është parathënia për bashkimin më të madh të shqiptarëve, tek të cilët ka lindur shpresa dhe besimi se së bashku do të rrëzojmë Shqipërinë e frikës dhe do të ndërtojmë Shqipërine e shpresës.
Nuk ka më Shqipëri blu dhe Shqipëri të kuqe. Shqipëria kuqezi është bashkuar me PD. Me ne janë bashkuar edhe socialistët, që duan ta shpëtojnë vendin dhe partinë e tyre nga uzurpimii krimit. Përballë në këtë betejë është Shqipëria e shumicës, e dhunuar, e varfëruar, përballë një Shqipërie të pakicës, që pasurohet në kurriz të Europës.
Sot, në Ditën e Europës, këto dy Shqipëri të shqiptarëve të shpunësuar, të tradhëtuar dhe të një grushti njerëzish që grabisin naftën mineralet, bregdetin, nuk rrinë dot bashkë. Njëra do të qëndrojë, tjetra do të largohet. Që Shqipëria europiane të qëndrojë, duhet që Shqipëria europiane të fitojë betejën e nisur më 16 shkurt: zotër në shtëpitë tuaja nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme. Vetëm ato do ta presin nyjen e qeverisë me krimin dhe oligarkët dhe do t’u japë shqiptarëve një qeveri, që punon për qytetarët.
Më 11 Maj në Tiranë të bashkohemi të gjithë për të larguar këta politikanë të korruptuar që janë bërë më të pasur me sheikët duke grabitur pasuritë e shqiptarëve, të realizojmë qeverinë tranzitore, pa kasapin e zgjedhjeve, pa Edi Ramën kryeministër.
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Paris
Kosova prezantohet në Paris, në fokus kultura, turizmi dhe potenciali i vendit -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra











