Lajme
Parlamenti gjerman lejon 100 miliardë euro për ushtrinë
Paratë do të përdoren për të blerë pajisje më të mira për forcat e armatosura gjatë disa viteve të ardhshme. Këtu përfshihen avionë, tanke dhe municione, pajisje etj.
Me një ndryshim në Ligjin Themelor (Kushtetutës) Bundestagu i Berlinit i ka hapur rrugën investimit të miliarda eurove në forcat e armatosura gjermane. Deputetët votuan me shumicë të madhe për të përfshirë një paragraf të ri në Kushtetutën gjermane, raporton dpa.de.
567 vota pro kundrejt 491 kundër, kanë mjaftuar për këtë. Neni i ri rregullon që kreditë deri në 100 miliardë euro mund të merren për Bundeswehr-in pa frenimin e borxhit, transmeton albinfo.ch. Që ndryshimi të hyjë në fuqi, këtë duhet ta miratojë edhe Këshilli Federal me dy të tretat e shumicës.
Paratë do të përdoren për të blerë pajisje më të mira për forcat e armatosura gjatë disa vjetëve të ardhshme. Këtu përfshihen avionë, tanke dhe municione, por edhe pajisje personale të ushtarëve, si aparate për shikim natën ose radio.
Për shkak se i ashtuquajturi fond special do të financohet me kredi dhe duhet të anashkalojë frenimin e borxhit, është dashur të ndryshohet Kushtetuta. Për këtë, koalicioni ishte i varur nga votat e opozitës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












