Maqedonia
Parlamenti Europian mbështet hapjen e negociatave për Maqedoninë
Draft-raporti i Parlamentit Evropian (PE) për Maqedoninë jep mbështetej të plotë për fillimin e bisedimeve me BE-në në qershor të vitit 2019. Për raportin, PE do të votojë në nëntor, njofton Portalb.mk.
“PE plotësisht e mbështet rekomandimin e Komisionit Evropian dhe vendimin e Këshillit që të caktohet qershori i vitit 2019 si datë për fillimin e bisedimeve si pranim për përpjekjet e guximshme reformuese, vlerëson se hapja e shpejtë e procesit të skriningut dhe thellimi i momentit reformues do ta thellojë momentin reformues, vlerëson se hapja e bisedimeve do të nxittë plotësisht demokratizimin dhe do ta përforcojë mbikëqyrjen dhe llogaridhënien”, thuhet në draft-raportin për Maqedoninë.
Raporti, të cilin e ka shkruar raportuesi për Maqedoninë, Ivo Vajgël, i përshëndet marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Greqinë dhe Bullgarinë, dhe i fton autoritetet që t’i informojnë qytetarët për përmbajtjen dhe implikimet në Marrëveshjen me Greqinë, por edhe në mënyrë të ndërgjegjshme t’i plotësojnë të gjitha procedurat e brendshme për ratifikim dhe implementim të Marrëveshjes.
Dokumenti e fton Kuvendin e Maqedonisë që “plotësisht t’i shfrytëzojë funksionet e saja vëzhguese dhe legjislative” dhe ta kufizojë përdorimin e procedurave urgjente, dhe i porosit partitë në vend që t’i demokratizojnë procedurat e brendshme të vendimmarrjes.
Ashtu sikur edhe në raportin e Komisionit Evropian, edhe vendimi i Këshillit për fillim të negociatave, kritikat më të mëdha i ka në lidhje me sundimin e së drejtës në Maqedoni.
Raporti rikujton se korrupsioni në vend ngelet i përhapur dhe kërkon rezultate të qëndrueshme për rastet lidhur me korrupsion të lartë dhe krimin e organizuar dhe e përshëndet punën e Prokurorisë Speciale në “kushte të vështira”/
0A!0D
PE pret edhe llogaridhënie në lidhje me bisedat e përgjuara dhe kërkon që Kuvendi t’i rrumbullakojë reformat në shërbimet e sigurisë dhe të sigurojë vëzhgim përkatës ndaj tyre. Maqedonia, sipas PE-së, duhet edhe që ta përmirësojë menaxhimin me sistemet për azil dhe emigrim dhe ta rrit bashkëpunimin me agjencinë evropiane “Fronteks”.
Pe e ka përshëndetur miratimin e ligjit për gjuhët, por ka dërguar kritika për taktikat të cilat kanë pasur për qëllim që ta varrosin miratimin e ligjit në pajtueshmëri me procedurat.
Raporti vlerëson se përmirësimi i fushës mediatike dhe raportimi i pavarur janë të varfra, por e ka përshëndetur shfuqizimin e reklamave qeveritare në mediat, transmeton albinfo.ch.
“PE fton që të sillen masa plotësuese mbrojtëse kundër partizimit në media, nevojën për përforcim të pavarësisë dhe kapaciteteve të rregullatorit mediatik dhe transmetuesit publik, të merren masa për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe të drejtave sociale të gazetarëve”, thuhet në raport.
Parlamenti Evropian kërkon që të ketë edhe hetime për kërcënimet dhe frikësimet e gazetarëve dhe e dënon çdo lloj të gjuhës së urrejtjes dhe retorikës populiste.
Deputetët evropian për këtë raport fillimisht do të votojë në nivel të komitetit në fillim të nëntorit, ndërkaq e njëjta do të jetë në seancë plenare në nëntor.
Raportuesi, Ivo Vajgël, do ta vizitojë Shkupin javën e ardhshme, gjegjësisht të hënën dhe të martën.
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar













