Kosova
Paralajmëron qeveria serbe, ”Autostrada e Paqes” Nish-Prishtinë nis vitin e ardhshëm
''Seksioni Nish-Ploçnik është 36 kilometra i gjatë, ndërkohë që i gjithë projekti kushton 212 milionë euro”, deklaroi Mihajloviç, zëvendëskryeministre serbe
Zëvendëskryeministrja serbe, njëherësh ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç, dekalroi sot në Beograd, se vitin e ardhshëm Qeveria e Serbisë do të fillojë ndërtimin e seksionit të parë të së ashtuquajturës ”Autostrada e Paqes” që nis nga Nishi në drejtim të Prishtinës e Durrësit.
”Seksioni Nish-Ploçnik është 36 kilometra i gjatë, ndërkohë që i gjithë projekti kushton 212 milionë euro”, deklaroi Mihajloviç, sipas të cilës,
ky seksion do të ndërtohet me ndihmën edhe të Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Mihajloviç tha se projekti i dokumentacionit ishte financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor, citok kp.
“Nuk ka rrugë që nuk është domethënëse për Serbinë. Kjo rrugë nënkupton lidhjen me rajonin. Serbia nuk ka det dhe kjo është arsyeja që ajo ka nevojë për porte”, deklaroi zëvendëskryeministrja serbe, Mihajloviç.
Ndryshe, nga ana e Kosovës, kjo autostradë është e ndërtuar nga Tirana deri në Besi afër Prishtinës, ndërsa është parashikuar të përfundoj në Merdare. Kjo autostradë nga pjesa shqipatre quhet ”Rruga e Kombit”, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












