Lajme
Biden zotohet për forcimin e raporteve me vendet demokratike
Në këtë udhëtim, Biden do të zhvillojë një sërë takimesh me partnerët e SHBA-së, përfshirë ata të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara, aleatët e NATO-s, liderët e Bashkimit Evropian
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se nuk ka asnjë dyshim për vendosmërinë e SHBA-së për të mbrojtur vlerat demokratike, kur ai të mbajë samitin javën e ardhshme me presidentin rus, Vladimir Putin.
Para samitit të 16 qershorit, Biden ka shkruar një opinion, ku ka theksuar se takimi me Putinin do të mbahet disa ditë pas diskutimeve me partnerët dhe aleatët e Shteteve të Bashkuara, “të cilët e shohin botën në të njëjtën mënyrë siç e sheh SHBA-ja”.
Në këtë opinion, që u publikua në Washington Post, Biden ka shpalosur agjendën dhe qëllimet e tij në udhëtimin që pritet ta zhvillojë në Evropë, që do të jetë udhëtimi i parë jashtë vendit, që prej se është bërë president.
Në këtë udhëtim, Biden do të zhvillojë një sërë takimesh me partnerët e SHBA-së, përfshirë ata të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara, aleatët e NATO-s, liderët e Bashkimit Evropian. Të gjitha këto takime do të zhvillohen para samitit Biden-Putin, transmeton Rel, pērcjell Albinfo.ch.
Në këtë shkrim, Biden ka folur për sfidat e pandemisë, ndryshimet klimatike dhe për “aktivitetet e dëmshme” të Kinës dhe Rusisë dhe ka thënë se “SHBA-ja duhet ta udhëheqë botën nga një pozicion i fortë”.
Biden pritet që të nisë vizitën e tij në Evropë më 9 qershor, ku fillimisht do të marrë pjesë në samitin e G7-ës që do të mbahet në Britani.
Ai tha se kur të takohet me Putinin në Gjenevë, pas shumë takimeve me aleatët, do të jetë e qartë për presidentin rus se SHBA-ja dhe miqtë e saj “qëndrojnë të bashkuar për të adresuar sfidat që paraqet Rusia ndaj sigurisë evropiane, duke filluar me agresionin e saj në Ukrainë”.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ripërsëriti qëndrimin se Uashingtoni dëshiron marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Moskën, që do të lejonte të dyja shtetet të punojnë së bashku në çështje të përbashkëta, siç janë stabiliteti strategjik dhe kontrolli i armëve.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














