Lajme
Pandemia ul ndjeshëm numrin e aplikimeve për azil në Zvicër
Numri i kërkesave për azil ishte duke rënë në mënyrë të vazhdueshme në pesë vitet e fundit, por trendi i rënies është rritur shumë si pasojë e krizës së koronës
Në tremujorin e dytë të vitit 2019, në Zvicër ishin dorëzuar 3347 kërkesa për azil. Në të njëjtën periudhë në vitin 2020 janë vetëm 1314 sosh.
Numri i kërkesave për azil ishte duke rënë në mënyrë të vazhdueshme në pesë vitet e fundit, por trendi i rënies është rritur shumë si pasojë e krizës së koronës, shkruan srf.ch.
Përveç rritjes së kontrolleve kufitare dhe ndalimeve të udhëtimit mes disa vendeve, Zvicra është detyruar të pezullonte edhe disa hyrje për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Deri në mes të qershorit, Zvicra kishte mbajtur të kufizuar hyrjen nga të gjitha shtetet e Shengenit me përjashtim të Principatës së Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch. Si rezultat i këtyre kufizimeve, ishin pezulluar gjithashtu të gjitha prankimdorëzimet që bëhen në bazë të marrëveshjes së Dublinit.
Për periudhën 2020 deri në 2021, qeveria federale kishte vendosur të pranojë deri në 1.600 refugjatë veçanërisht të prekshëm. Një grup i parë prej 26 vetash nga ky kontigjent ka hyrë në Zvicër në mjuajin mars, përcjell albinfo.ch. Hyrjet e tjera të planifikuara u desh të pezulloheshin për shkak të Covid-19.
Po ashtu, azilkërkuesit e refuzuar mund të kthehen vetëm në vendet e tyre të origjinës ose në vendet e Dublinit në një masë të kufizuar.
Nga marsi deri në maj të vitit 2020, është dashur të anuiloheshin gjithsej 614 fluturime, kryesisht për shkak të pandemisë koronare. Në të njëjtën periudhë të vitit 2019 janë kryer 452 fluturime të tilla, me 1572 persona.
Në gjysmën e parë të vitit 2020, në Zvicër janë paraqitur gjithsej 4592 kërkesa për azil, që korrespondon me një ulje prej 34.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, përcjell albinfo.ch Qershori ka regjistruar një rënie prej 39.6 për qind në krahasim me një vit më parë me 606 aplikime (2019: 1003).
Vendet më të rëndësishme të origjinës të personave që kanë aplikuar për azil në Zvicër gjatë qershorit janë: janë Eritrea me 149 aplikime, Afganistani (118), Algjeria (50), Siria (49) dhe Turqi (39).
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











