Lajme
Pandemia: Masa detyruese apo thirrje drejtuar qytetarëve?
Ashpërsim i masave detyruese për të penguar përhapjen e koronës, apo mjaftojnë thirrjet drejtuar qytetarëve? Kjo mbetet çështje diskutimesh mes Berlinit dhe landeve federale, shkruan Dw, transmeton Albinfo.ch.
A duhet të ashpërsohen masat e tanishme detyruese për të penguar përhapjen e pandemisë së koronës, apo mjaftojnë vetëm thirrjet për të treguar kujdes drejtuar qytetarëve? Kjo vazhdon të mbetet një çështje konflikti në diskutimet e mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të landeve.
Edhe sot (16.11.) qeveritë e landeve dhe qeveria federale nuk arritën të bien dakord për hapat e mëtejshme lidhur me pandeminë e koronës pas përfundimit të muajit nëntor.
A do të vazhdojnë masat kufizuese ndaj koronës edhe në dhjetor?
Takimi u zhvillua për të përcaktuar nëse masat e mëtejshme do të kenë vetëm karakterin e rekomandimeve dhe të thirrjes që do t’u bëhet qytetarëve apo karakter detyrues. Disa prej kryeministrave të landeve gjermane, si p.sh. Armin Laschet, kryeministër i landit NRW, janë pro kufizimit të kontakteve, sepse masa të tilla rezultuan të efektshme gjatë muajit mars.
Por gjatë video-konferencës me kancelaren Angela Merke (CDU), disa nga kryeministrat e landeve u përpoqën t’i zbusin masat për kufizimet e reja të kontakteve të propozuara nga qeveria federale për të frenuar përhapjen e virusit korona. Në këtë mënyrë propozimet thelbësore të qeverisë federale ose nuk janë përfshirë në masat që do të merren ose janë formuluar vetëm si apel dhe rekomandime dhe jo si masa të detyrueshme.
Për shembull kërkesa që fëmijët dhe adoleshentët të takohen në kohën e lirë vetëm me një shok ose shoqe nuk është përfshirë në rregullat e reja. Po ashtu “qytetarëve” vetëm u bëhet thirrje të heqin dorë plotësisht nga festat private dhe ato nuk ndalohen. Edhe kërkesa tjetër e qeverisë federale që në mjedise publike të lejohen takimet vetëm me të afërmit dhe maksimumi me dy persona të një familjeje tjetër, përmendet në dokumentin e masave të reja për koronën vetëm si apel që u bëhet qytetarëve që të veprojnë në këtë mënyrë dhe jo si masë detyruese.
Nga mesi i javës së ardhëshme pritet të zhvillohet një takim tjetër i të njëjtit nivel për të diskutuar nëse masat e pjesëshme kufizuese do të zgjaten edhe përtej nëntorit, nëse ato do të përforcohen, ose do të shfuqizohen.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026













