Kosova
Palatova – Kosovës: Ju duam pjesë të këtij Bashkimi Evropian
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, organizoi një sërë aktivitetesh festive në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, organizata të ndryshme dhe qytetarë.
Aktivitetet nisën me hapjen e ekspozitës “Me art festojmë Evropën”, ndërsa më pas u mbajt performanca e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”. Po ashtu, në kuadër të organizimeve u zhvillua edhe Këndi i BE-së për fëmijë si dhe panairi “Team Europe”.
Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, tha se Bashkimi Evropian për më shumë se 25 vjet ka qenë partneri kryesor dhe mbështetësi më i madh financiar i Kosovës, teksa tha se që nga viti 1999, BE-ja ka investuar mbi 3.7 miliardë euro në Kosovë, investime të cilat, sipas saj, kanë sjellë përmirësime në arsim dhe sektorë të ndryshëm të jetës.
“Ky partneritet, ky investim, pra ka sjellë shumë përmirësime në arsim dhe në sektorë të jetës në Kosovë. Kjo pra është mbështetja e Bashkimit Evropian, që të kemi ndikimin në jetën e përditshme të qytetarëve këtu. Dhe sot jemi këtu edhe më afër me të gjithë qytetarët dhe të festojmë të gjithë së bashku. Pra, dua që të dini po ashtu që Bashkimi Evropian qëndron pranë Kosovës si partner dhe mik shumë i afërt i Kosovës”, tha ajo, transmeton albinfo.ch.
Sipas Palatovës, Dita e Evropës simbolizon partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, organizatave dhe qytetarëve.
“Dita e Evropës, 9 Maj, ka të bëjë me partneritetin dhe partneritetin e kemi këtu, vetëm shikoni përreth jush. Këtu rreth jush shihni ekipe të ndryshme, organizata të ndryshme duke përfshirë EULEX-in, por po ashtu edhe përfaqësues të bizneseve dhe shoqërisë civile. Prandaj, kjo shërben për përforcimin e partneritetit tonë ekonomik dhe shoqëror. Po ashtu jemi të nderuar që sot kemi shoqatën, pra edhe ekipin nga Ukraina që janë këtu, asociacioni ukrainas-kosovar. Kjo është dëshmi që miqësia dhe partneriteti kalon kufijtë edhe të Bashkimit Evropian”, u shpreh ajo, shkruan KP.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













