Lajme
Më shumë se gjysma e popullsisë zvicerane, e kënaqur me qeverinë
Ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd dhe ministri i Brendshëm, Alain Berset, janë anëtarët më të vlerësuar të Këshillit Federal shtatanëtarësh, sipas një sondazhi, përcjell albinfo.ch.
Amherd kryeson renditjen e vlerësimit të publikut me një rezultat 4.17/6, ndërsa Berset ndjek nga afër me 4.15/6, shkruante të hënën grupi Tamedia dhe gazeta 20 Minuten.
Albert Rösti, i cili mori portofolin e mjedisit, energjisë dhe transportit në fillim të vitit, është i treti me 4.02.
Katër anëtarët e tjerë janë ministrja e Financave, Karin Keller-Sutter (3.89), ministri i Ekonomisë, Guy Parmelin (3.77), ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis (3.57) dhe ministrja e Drejtësisë, Elisabeth Baume-Schneider (3.42).
Sondazhi i mbi 25,000 njerëzve zbuloi gjithashtu se kënaqësia e publikut me politikanët zviceranë ka rënë paksa në krahasim me shkurtin e këtij viti.
Kënaqshmëria me punën e Parlamentit ra me dy pikë përqindje në 48%, ndërsa për qeverinë shifra ra një pikë përqindje në 54%, përcjell tutje albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












