Integrimi
Pajtim Mehmetaj në finalen e “Men Universe Europe 2016”
Finalja e këtij spektakli do të mbahet më 14 maj në Bruksel, ndërkohë që të përzgjedhurit nga ky event do të marrin pjesë në spektaklin botëror i cili do të mbahet në Republikën Dominikane
Djaloshi nga Kosova që jeton e punon në Zvicër, Pajtim Mehmetaj është kualifikuar për në finalen e “Men Universe Europa 2016”. Modeli shqiptar i cili ishte renditur në dhjetë meshkujt më të bukur në “Miss & Mister Swiss Frankofone” është i lumtur për këtë sukses që ka arritur.
“Jam shumë i lumtur. Nuk kam besuar se do të jem pjesë e kësaj finale”, ka thënë ai për “albinfo.ch”.
Finalja e këtij spektakli do të mbahet më 14 maj në Bruksel, ndërkohë që të përzgjedhurit nga ky event do të marrin pjesë në spektaklin botëror i cili do të mbahet në Republikën Dominikane.
“Unë pres njëherë të kaloj sa më mirë këtu. Do të mësoj edhe më shumë gjëra të reja të cil
at ende nuk i njoh, pastaj presim selektimin e ri i cili na mundëson të marrim pjesë në spektaklin botëroë”, shprehet ai.
Pajtimi në këtë garë mban numrin 11, dhe votimin për të mund ta bëni këtu: http://www.pageantvote.net/pageants/627/contestants/4910
Pajtimi ka thënë për albinfo.ch se dëshira e tij është të jetë pjesë e ndonjë agjensioni me renome ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









