Futboll
Pajtim Kasami shënon hat-trick kundër kampionit të Zvicrës
Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, ka shënuar tre gola për Sionin në Superligën e Zvicrës.
Skuadra e Sionit si vendas pësoi humbje me rezultat 3:4 nga kampioni në fuqi i Zvicrës, Young Boys. Kasami shënoi në minutën e 22-të me kokë, pastaj në atë të 23-tën nga rreth 14 metra dhe nga afërsia në minutën e 69-të.
Nga ana tjetër për Young Boys realizuan Nsame (1′, 3 e 29′) dhe Assale (76′). Kasami u paraqit i plotë, ndërsa Ermir Lenjani u zëvendësua në minutën e 72-të por të pafat që me Sionin të ndalin një pikë në konak të tyre.
Pas 15 jave në elitën e futbollit zviceran, Young Boys kryeson me 34 pikë dhe Sioni është në pozitën e gjashtë me 17 pikë. Baseli u befasua nga Servette dhe mposhtet me 2:0. Stevanoviq në minutën e 7-të dhe Kone në atë të 90-tën shënuan për fitoren e Servettes, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne Shqiptarja Klesta Krasniqi është zgjedhur këshilltare komunale në Lausanne me grupin e partisë PLR.Les Libéraux-Radicaux Lausanne....
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
-
Gjuha shqipe në Zvicër, një realitet në rritje, që pret të njihet
-
Marigona do të ngjitet në skenën prestigjioze të operës në Frankfurt
Jeta në Austri
-
Pse Austria nuk është në NATO? Statusi i gjatë “neutral” i Austrisë dikton shumë nga diplomacia dhe politikat e saj, duke përfshirë...
-
Austri
Vjenë: Kori Siparantum, mahnitës në 200-vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri?