Lajme
Pajisja elektronike nuk njeh Sali Berishën
Një moment i sikletshëm për ish-kryeministrin Sali Berisha ka ndodhur gjatë votimit të tij në Tiranë, vetëm pak minuta më parë.
Pajisja e identifikimit të kartave biometrike nuk ka bërë të mundur identifikimin e gishtërinjve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Momenti i sikletshëm zgjati për disa sekonda, mirëpo kaloi pa shumë zhurmë nga ana e komisionerëve.
Duart e Berishës u dizinfektuan dhe më pas pajisja bëri të mundur identifikimin për të vazhduar procesin e votimit të Berishës.
DEKLARATA E BERISHËS:
Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar Ftoj me këtë rast cdo qytetar të këtij vendi të firmosë ditën e sotme, një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët, të votojë për sakrificat e tij, për familjen, fëmijët, nipërit, mbesat, për emigrantët shqiptarë që një regjim në largim i bllokoi, u shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre. Të votojnë për të gjithë ata të cilët i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri. Deri tani votimi po ecën i sigurt drejt fitores me gjithë përpjekjet, e përpëlitjet anti-ligjore, të pamoralë, fitorja po bëhet cdo sekond dhe minutë më e madhe, më e bukur dhe më e fuqishme. /albeu.com/
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”











