Lajme
Paga në administratën federale: Shefi i Ushtrisë dhe pesë Sekretarë Shteti me pagën më të lartë
Në administratën federale të Zvicrës ekzistojnë 38 klasa të ndryshme pagash, të cilat përcaktojnë të ardhurat e nëpunësve civilë në varësi të pozitës dhe përgjegjësive. Sipas një raportimi të SonntagsZeitung, aktualisht gjashtë zyrtarë të lartë janë të klasifikuar në klasën më të lartë të mundshme të pagave, me një maksimum vjetor prej 405.251 frangash zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Në këtë klasë të lartë përfshihet edhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Thomas Süssli, si dhe pesë nga gjashtë sekretarët e shtetit. Përjashtim bën Sekretari i Shtetit për Politikën e Sigurisë, Markus Mäder, i cili është i vendosur në klasën 36. Ndërkohë, një person në administratë ka arritur tashmë pagën maksimale prej 405.251 CHF; megjithatë, identiteti i tij nuk është bërë publik nga Zyra Federale e Personelit (EPA).
Paga e një Këshilltari Federal mbetet më e larta në administratë, duke arritur në 477.688 CHF në vit. Ndërkaq, ambasadorët janë të renditur në klasën e pagave 35, me një pagë maksimale vjetore prej 296.277 CHF bruto, shkruan 20 Minuten.
Asistentët personalë të Këshilltarëve Federalë – të cilët i shoqërojnë në udhëtime, shkruajnë fjalime dhe përgatitin raporte – janë të pozicionuar në klasat e pagave 30 dhe 31, me një të ardhur maksimale prej 226.255 CHF.
Pagat ndryshojnë ndjeshëm në varësi të funksionit. Specialistët e IT-së mund të fitojnë deri në 160.000 CHF në vit (klasa 24), ndërsa një shofer limuzine i Këshillit Federal mund të fitojë rreth 92.000 CHF në vit (klasa 11).
Në nivelin më të ulët të klasifikimit janë punonjësit e pastrimit dhe portierët, të cilët gjenden në klasën 11, me një pagë vjetore maksimale prej 66.451 CHF. Sipas EPA-së, rreth gjysma e stafit të administratës federale ndodhet në nivelin më të lartë të pagës përkatëse, ndërsa pjesa tjetër është në proces gradimi, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












